×
  • Lajme
  • Lajme / Mobilizimi për zgjedhje

    Abdixhiku ia mësyn diasporës në kërkim të përkrahjes

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 18:23

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Evropës për takime me përkrahësit.

    “Këtë vikend jemi në mërgatë. Fillimisht të shtunën më 20 prill në Mynih; e më pasë edhe në Vjenë, të dielën më 21 prill”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

    “Në dy takimet tona, pjesëmarrës do të jenë dhe dy kandidatë të EPP-së për Parlamentin Evropian, miq të mëdhenj të Republikës, që sot kanë nevojë për mbështetjen e shqiptarëve në mërgatë. Bernd Posselt në Mynih e Lukas Mandl në Vjenë do të shtrojnë para jush pikëpamjet e vizionet e tyre”, ka shkruar Abdixhiku.

    “Mbështetja për ta është mbështetje për Republikën! Mbështetje për zërin e Kosovës në arenën më të madhe evropiane. Angazhimi i tyre i deritanishëm për vendin tonë dhe kauzën tonë ishte i jashtëzakonshëm.  Tani është radha jonë! Sepse ‘shtëpia nuk mbahet pa miq’!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!