×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Sot bëhen 75 ditë pa ministër të Shëndetësisë, qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme

    Reporteri
    21 Dhjetor 2022 | 23:14
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas skandalit që ka ndodhur në Spitalin e Pejës, ku shtatë punonjës të spitalit e futën në lavatriçe një foshnje të vdekur e mbështjellë me çarçafë.

    Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook e ka akuzuar qeverinë si të paaftë dhe të papërgjegjshme, pasi siç thotë ai, sot janë bërë 75 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.

    “Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve”, shkroi Abdixhiku në reagimin e tij.

    Reagimi i plotë i Abdixhikut:

    Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë; të tretin në më pak se dy vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare.

    As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë.

    Qeveri e paaftë. Qeveri e papërgjegjshme.

    Skandalet në spitalet tona kanë adresë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!