×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: U thonë mos e lëshoni Kosovën – ndërsa u japin Ministra të dënuar për krim

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 11:39

    Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në njërën anë u thuhet rinisë që të mos e braktisin Kosovën, ndërsa në anën tjetër u japin atyre Ministra të dënuar për krim.

    Ai i ka porositur të rinjtë se Kosovën nuk duhet lëshuar asnjëherë, por sipas tij, duhet çliruar nga kapja sepse në këtë gjendje ajo nuk jep as shpresë dhe as vullnet.

    “Mos e lëshoni Kosovën po thonë. Porse në këtë Kosovë, po të njëjtit u japin këtyre të rinjve Ministra të dënuar për krim. Nga gjykatorja – gojën vesh më vesh – drejtë e në Qeveri. Ja hodhëm drejtësisë. Çfarë shembulli i trishtueshëm për këta të rinj”,tha Abdixhiku në postimin e tij, transmeton Reporteri.net

    Ai tutje thotë që në institucionet kqye të Kosovës janë vendosur shokët e qeveritarve.

    “Ja hedhin drejtësisë sepse aty kanë vendosur shokë që s’kishin ‘konkuru’ asnjëherë. Të tjerët që s’i kishin vendosur aty, i ndoqën me kërcënim. Shokë si aty kanë vendosur edhe në shëndetësi, edhe në arsim, edhe në KEK, RTK, PTK, polici e inteligjencë. Nuk ka vend që s’e kanë prekë e fëlliqur. Kësaj i thonë zaptim”, tha Lumit Abdixhiku.

    Sipas Abdixhikut edhe ato pak vende punë në Kosovë janë për familijarët e qeveritarve.

    “Ato pak vende pune që bëhen në këtë Kosovë u ndajnë fëmijëve të vet. Më pas grave e burrave të tyre; kunatave e miqve që kanë – akrabave rend, deri sa s’u mbetet kush pa një vend. Dhe të shikojnë drejt në sy e të thonë ‘ishin më të zot, s’kishim asnjë ndikim ne”,shtoi deputeti i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!