Prishtina Weather njofton se ditët e ftohta janë rikthyer sërish. Në këtë vikend, do të nisin ditët e acarta dhe të akullta, me vranësira e kthjellime. Të shtunën priten edhe reshje të dobëta bore, shkruan Reporteri.net.
21.01.2022 – Pas reshjeve të borës gjatë ditës së sotme, nga fundjava acari polar vërshon mbi rajonin tonë, ku sjell ulje të ndjeshme të temperaturave, ditën e shtunë edhe priten reshje të dobëta bore kryesisht orëve të mbrëmjes, ndërsa ditën e diel do të ketë edhe më shumë kthjellime.
Acari vazhdon edhe në fillim të javës së ardhshme, me vranësira e kthjellime, dhe rënie të ndjeshme të temperaturës. Nuk përjashtohen mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore, ditën e hënë dhe mërkurë.
Qarkullimi i mirë ajror gjatë ditës edhe mund të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, ku indeksi edhe kalon në vlera të pranueshme, por me zgjatjen e periudhave të qetësisë orëve të mbrëmjes, vlerat e ndotjes kalojnë edhe në të dobëta e shumë të dobëta.
22.01 – Shumë ftohtë. Paradite kthjellime. Ditën me vranësira, e priten edhe reshje bore, që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.
23.01 – Kryesisht me kthjellime e shumë ftohtë. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore, përreth viseve malore.
24.01 – Shumë ftohtë, me vranësira e intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore herët në mëngjes.
25.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, por kryesisht me kthjellime. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat shtohen.
26.01 – Kryesisht me vranësira dhe ftohtë. Vende-vende me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
Temperaturat zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C e -13, e maksimalet në -2 e 0C, e ditën e hënë edhe në -5C.
Era frynë kryesisht nga krahu verior mesatare 6-12m/s, e ditën e martë më e lehtë.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.