Zyrtarët e lartë të LDK-së vazhdojnë të deklarohen për zgjedhjet e brendshme në këtë parti, por deri më tani asnjë prej tyre zyrtarisht nuk ka kandiduar për kreun e partisë.
I vetmi që ka deklaruar publikisht se do garoi është Lutfi Haziri, që mban pozitën e nënkryetarit të partisë, njëherit kryetar aktual i Gjilanit, por që brenda organeve zyrtarisht ende s’e ka shpallur kandidimin.
Ndërsa ish-kryetari Fatmir Sejdiu në një intervistë dhënë për mediat që pritet të transmetohet sonte ka lë të hapur mundësinë e kandidimit, bashkëvendasi i tij, nënkryetari Agim Veliu nuk po tregon nëse do t’i hynë apo jo garës.
Ndërsa ka folur sot para simpatizantëve të partisë me rastin e shënimit të përvjetorit të 29-të të LDK-së në Podujevë, Veliu ka deklaruar se subjekti ku ai bën pjesë nuk është pronë e askujt, trasnmeton Reporteri.net.
“Duhet t’i shfrytëzojmë këto zgjedhje partiake për mobilizim dhe prurje të reja. LDK nuk është pronë e asnjërit prej nesh këtu, kush më gjatë e kush më pak. Disa po thirren në rugovizëm e frymën rugoviane, por që lidhje nuk kanë me të. Rugovizmi është fryma e LDK-së”, ka thënë ai.
Kujtojmë si kandidat të mundshëm për t’i hyrë garës për kreun e partisë raportohen të jenë: Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Gazmend Muhaxheri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.