×
  • Lajme
  • Lajme

    Agron Demi: IPKO po na mashtron me reklama për ligat sportive, pa i përmbajtur ato në pako

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 9:49

    Kulumnisti, Agron Demi thotë se kompania ‘IPKO’ po mashtron qytetarët me pakot e tyre sportive.


    Ai thotë se Kompania në fjalë shfaq reklama se qysh një pako sportive përmban ligat e njohura evropian dhe nuk e shfaq asnjëra nga to, e në anën tjetër duhet paguar 276 euro, shkruan Reporteri.net.

    Gjithashtu, ai merr edhe një shembull se si Kompania e njohur ‘Red Bull’ është dënuar si shkak i mashtrimit me klientët.

    Më poshtë postimi i tij i plotë:

    “A është tu ba ndokush ndoj padi kolektive ndaj IPKOs, me ju bashkangjitë?

    Përderisa reklama shkon ende se qysh pakoja sportive përmbanë edhe ligat italiane, spanjolle e franceze, edhe ne emër të kësaj reklame mashtruese ti marin 276 euro, në anën tjetër nuk e kanë të drejtën me shfaq asnjërën prej këtyre ligave.

    Mashtrim klasik. Edhe kur ankohesh tek ta, thojnë shko në gjykatë. Kështu fitojnë miliona, të vetëfijshëm se këtu nuk ka shtet ligjor e as departament për mbrojtje të konsumatorëve.

    Para disa vitesh, Red Bull është denu në vendet e BE me 13 milionë dollarë,
    për reklamen “red bull të jep krahë” se kjo reklamë është konsideru mashtrim përmes marketingut.

    Nejse, nesër po e nisi me një ankesë në departamentin e MTI për mbrojtjen e konsumatorëve, e të shohim nëse ka ndryshu najsen në këtë fushë pas 14 shkurtit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!