×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Nuk po e kuptoj si po bëhet kjo rritje e pensioneve

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 22:55

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk po e kupton vendimin për rritjen e pensioneve nga ana e Qeverisë.

    Në një shembull që merr ai, Ahmeti thotë se edhe ndërrimi i datës së dhënies së pensioneve nga data 28 më 15 është pa kuptim, pasi çmimet nuk janë më të lira.

    “Këtë rritjen e pensioneve prej 10 eurosh e kuptoj dhe natyrisht pak ka njerëz që nuk e përkrahin. edhe pse spe kuptoj si po bëhet kjo rritje. Por me e përmend si reformë se pensionet tash do të paguhen kah mesi i muajit e jo në fund të muajit sigurisht se ka ndonjë shpjegim jo ekonomik.  Muaji i ka ende 28, 30 dhe 31 ditë.  Çmimet nuk janë më të lira në mes të muajit, 100 euro janë 100 euro si me 15 ashtu edhe me 30 të muajit”, shkroi ai në Facebook.

    Ai merr shembullin e mbajtjes së librave nga kontabilistët.

    “Në kontabilitet janë të njohura dy metodat e mbajtjes së librave, Cash-based (regjistrimi në libra vetëm kur bëhet pagesa) dhe Accrual (regjistrimi në libra kur psh ndodh shpenzimi e jo kur paguhet).  Njëra mbahet për ta vlerësuar likuiditetin (cash flow) ndërsa accrual është për vlerësim real të gjendjes financiare. Në këtë cash based i keni lujt datat a në accrual asnjë efekt të vetëm. Për ashtu qitni edhe rrogat me 15 edhe shtini faturat me na ardh me 15. Mos po ndërron najsen!”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!