×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajri në Prishtinë është ‘i pashëndetshëm’

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 19:34

    ‘I pashëndetshëm’ është mbrëmjen e sotme ajri në kryeqytet, sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada amerikane, shkruan Reporteri.net.

    Nga kjo matje, rezulton se shkalla e ndotjes është 156, që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm. Nëse gjendeni jashtë, mund ta vëreni sa i pashëndetshëm është ai.

    Por janë disa lagje në kryeqytet që kanë ajër edhe më të ndotur, për shkak të pozitës.

    Ajri i ‘pashëndetshëm’ është në lagjen “Pajazit Ahmeti” me shkallë të ndotjes 181, pasuar me rrugën “Nazmi Mustafa” me 164 dhe te Ambasada amerikane me 156.

    Në Kosovë, kryesisht në stinën e dimrit, ka vite që ajri mbetet me cilësi të dobët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!