Tre vetura janë përfshirë në një aksident në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në vendin e ngjarjes është policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Njëra prej automjeteve ka përfunduar në bodrumin e një ndërtese në ndërtim e sipër.

Reklamë

Reporteri.net ka kërkuar informacione nga policia dhe është në pritje të tyre.