×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë trafiku në Klinë, 1 person i vdekur, 2 të lënduar

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 23:25

    Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Grabanicë të Klinës.


    Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar për Reporteri.net se në këtë aksident ka vdekur një person, kurse dy të tjerë janë lënduar.

    “Një aksident i rëndë trafiku në ora 21:50 ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës mes dy veturave, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy persona janë lënduar”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë së Pejës për Reporteri.net.

     

    Ai më tej ka thënë se në vendin e ngarjes kanë dalë policia dhe ambulanca, dhe ekipi mjekësorë ka konfirmuar vdekjen e personit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!