×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes kamionëve te rrethi në Çagllavicë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 13:23

    Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    “Sot rreth orës  10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!