×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 11:38

    Ka ndodhur një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.

    Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga lëndimet e mara në fshatin Vranidoll.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.

    “Rreth orës 10:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje.  Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i trafikut, i cili po heton shkaktarët e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!