×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka të lënduar

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 13:36

    Ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan.

    Nga aksidenti mbetën të lënduar 3 persona.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Reporteri.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

    “Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Ahmeti duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!