Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente trafiku, njëri në Duhël të Therandës, kurse tjetri në Vitomericë të Pejës. Aksidentet ishin fatale dhe morën jetën e katër personave.
Pas raportimit për aksidenet ka reaguar Kryeministri Haradinaj. Ai në reagimin e tij në Facebook, shprehet i tronditur nga lajmi për humbjen e jetëve nga dy aksidenet e sotshme.
“I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre. Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që kohët e fundit numri i aksidenteve në vend është shtuar, ndërkaq Policia e Kosovës vazhdon të bëjë apel për respektim të rregullave të komunikacionit dhe ngasje me përgjegjësi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.