×
  • Lajme
  • Lajme

    “Akt qyqar” – Vetëvendosje reagon për sulmin e mbrëmshëm në Mitrovicë ndaj gazetarit Kajtazi

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 17:15

    Lëvizja Vetëvendosje, dega në Mitrovicë ka dënuar sulmin me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” Shkumbin Kajtazi.


    Vetëvendosje thotë se sulmi ndaj gazetarit Kajtazi është akt i tmerrshëm dhe kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të merren shumë seriozisht me këtë rast, sepse thotë se po krijon atmosferë pasigurie në komunën e tyre.

    “Fjala e lirë është e garantuar me ligj dhe është vlerë shoqërore. Çfarëdo kërcënimi apo sulmi ndaj cilido gazetar është i papranueshëm dhe i denueshëm. Çfarëdo pakënaqësie eventuale me raportim, lajm apo artikull në media nuk arsyeton veprimet tinzare e qyqare si ajo e mbrëmshmja në Mitrovicë. Dënojmë fuqishëm këtë akt të tmerrshëm me shpresën se do të jetë i fundit dhe kërkojmë nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të mirren shumë seriozisht me këtë rast sepse po krijon atmosferë pasigurie në komunën tonë dhe po tenton të na kthen në një kohë të errët të cilën tashmë e kemi tejkaluar”, thotë VV.

    Më tej kjo parti thotë se janë në mbrojtje të plotë të fjalës së lirë dhe të argumentuar, por kundër keqpërdorimit të saj për interesa të politikës ditore.

    https://www.facebook.com/vetevendosjemitrovice/posts/961120897713037?__xts__%5B0%5D=68.ARCaRznBD6ajAiYCIy0gAAAxTIyyQF85qDYJHvit0yAsGaocXtnS_q4e3zo8a5ZSug9eA1ok40LFSkYzj52iPpnN2bKT9dwebhmnDzy17gJFG__LvTVZ5ELC6EQzeLTv6_WqbKOrWGxwmCZCp-vZgBK9PSZOMrGFIh7vm5PEH1tALVd69BvTNCnt0XTqw6Aa9CR3EzCW7SdMMLsRYlkMhDfoHap3bXJg9MU5TtiVSd-wP2QNXDl7ziN556qzySLMZxKm5Dr9Ph_vS6dXzYZ1o9u_NPszjl4ACRQrpgPkqoFdWDf9igg5RHk-kjpcTLEfhbBwXvVCTsz1sGPjoNo&__tn__=-R

     

    Edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi, me ç’rast ka kërkuar të gjinden dhe dënohen sa më parë sulmuesit.

    Kurse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, goditje e rëndë për lirinë e shprehjes.

    Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, u bë cak i një sulmi me armë zjarri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!