×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza serbe kundër katër ish-pilotëve kroatë, vazhdon saga e përplasjeve Kroaci-Serbi

    Reporteri
    25 Gusht 2022 | 11:13
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç dhe Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin

    Autor: Xhezair Dashi


    Po të kishim ligj në Serbi, atëherë [Presidentin e Kroacisë, Zoran] Milloanoviç do ta padisnim për nxitje të urrejtjes fetare dhe nacionale, tha ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin në një reagim me shkrim ndaj presidentit kroat, transmeton Reporteri.net.

    Kjo pasi presidenti kroat, Zoran Millanoviç, u shpreh të mërkuren përsëri i indinjuar në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Serbia kundër katër pilotëve kroatë, me pretendime për krime lufte, përkatësisht, siç pretendon Serbia, se katër pilotët kanë bombarduar kolona refugjatës në vitin 1995.

    “Po të isha pakëz me disponim të keq, do të ngrisnim aktakuzë kundër [Aleksandër] Vuçiç qysh nesër. Sepse ai ishte lëshuar si i çmendur në territorin kroat në vitin 1995”, deklaroi Zoran Milanoviç.

    Vulin, i cili rëndom në opinionin ballkanas njihet si “ventrilokuist i Vuçiçit”, e cilësoi presidentin kroat me terma fashistë si “ushtash dhe krenar” si dhe “njeri që ka krime në ndërgjegjen e tij”.

    Milanoviç, në anën tjetër, e ka dënuar aktakuzën serbe ndaj pilotëve kroatë, për të cilën kanë thënë se do të kenë edhe kundërpërgjigje.

    “Kurrë nuk i futem patoseve patetike për t’i përmendur fëmijtë kroatë si viktima lufte. Ka fëmijë, njerëz, qytetarë, ka fëmijë kroatë, por kur dëgjoni dikë duke thënë ‘fëmijtë serbë’ në diskurs politik, dijeni se ai është mashtrues dhe mashtrues i rrezikshëm”, ka thënë Millanoviç.

    Kroacia është shumë e fuqishme edhe politikisht edhe përgjithësisht, tha Millanoviç, derisa Vuçiçit iu drejtua me pyetjen “pse po na provokon njeri?”.

    “Fjalimi i Aleksandër Vuçiç në Glina në vitin 1995 ka qenë vepër kriminale, dhe se Kroacia ka mundur të ngritë aktakuzë qysh atëherë. Kroacia vetë ka marrë vendim të mos e bëjë një gjë të tillë”, ishte shprehur Milanoviç.

    “Vuçiç nuk e ka vrarë askënd, por orgjia dhe shpimet e tij në ato vite shkurtuan shumë. Madje edhe për shpirtin”, vazhdonte ai.

    Edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, ishte shprehur se presidentit serb ia ka “tërhequr vërejtjen për këtë aktakuzë”.

    Plenkoviç shprehej se padia që prokuroria serbe ka ngritur për krime të luftës ndaj katër gjeneralëve kroatë për krime të pretenduara kundër civilëve, është një hap prapa në marrëdhëniet Kroaci-Serbi.

    “Në takim, i shpreha pakënaqësinë e informacionit që ma konfirmoi – që ka akuzë kundër pilotëve kroatë”.

    “Ne sigurisht se ndër vite e kemi theksuar se ky ligji që Serbia ia ka zgjeruar juridiksionin mbi territore të vendeve tjera, është i papranueshme për neve dhe një lëvizje e tillë është sinjal që Kroacia të bëjë hap prapa në marrëdhëniet [me Serbinë], e jo hapa para”, ishte shprehur Plenkoviç

    Kryeministri kroat theksoi se e gjithë kjo po ndodh në dritën e përpjekjeve të Kroacisë për normalizimin e marrëdhënieve, për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të forcuar pozitën e minoritetit kroat në Serbi, ku, sipas tij, janë të dukshëm disa hapa.

    Ai tha gjithashtu se përpjekjet i referohen pozitës stabile të minoritetit serb në Kroaci.

    “Politika që ne kemi qenë duke ndjekur qe gjashtë vite është politikë bashkëpunimi, ripajtimi, e së vërtetës, dhe e përgjegjësisë ndaj krimeve”.

    “Në çfarëdo rasti, një lëvizje e tillë, marrë parasysh se çfarë kompetenca Serbia po i jep vetes, është e papranueshme”, ka thënë Andrej Plenkoviç.

    Prokuroria serbe për krime të luftës ka ngritur aktakuzë për krime luftë kundër katër ish-pilotëve kroatë për pretendime se kanë gjuajtur mbi një kordon refugjatësh.

    Çfarë kishte thënë Vuçiç për rastin në fjalë?

    “Sjellja e kroatëve është shembull se si disa në BE mendojnë se vetëm për shkak të shtegun evropian, mund të përcaktojnë atë çfarë mundet e çfarë nuk mundet të thotë Serbia”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

    “Kroatët mund të mendojnë se kanë të drejtën të përcaktojnë çfarë duhet të themi e çfarë jo. Ish-lidershipi serb nëpërkëmbej para tyre, dhe sa më shpejtë që dikush nuk është si ata dhe tregon se i respekton viktimat e saj, por gjithashtu edhe kërkon drejtësi për fëmijët e vrarë serbë në Kroaci, atëherë ata menjëherë bëhen armiqt më të zinj”, ka thënë Vuçiç.

    Presidenti serb tha se njëjtë si kushtëzimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, njëjtë Kroacia synon të kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë në BE.

    Gjithashtu, tha Vuçiç, “nëse çmimi i anëtarësimin në BE është të ripajtohemi me vrasësit e fëmijëve tanë, Serbia nuk e pranon atë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!