×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj një kosovari që dyshohet se luftoi në Siri

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 10:42

    Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë të pandehurit N.L., i cili akuzohet se ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, derisa më 28 prill të 2013, ishte kthyer në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me bashkëshorten F.L., dy vajzat dhe nusen e djalin E.K., kishin shkuar në qytetin Gazientep të Turqisë, ku janë pritur nga pjesëtarët e ISIS-it, derisa kanë kaluar përmes rrugëve ilegale në drejtim të Sirisë.

    Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatën terroriste “Gjabat Al-Nusra” në Siri, i përgatitur për luftë dhe i pajisur me armë.

    “Me këto veprime i pandehuri N.L., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në vazhdim” nga neni 143 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!