×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10 vjeçare, aktakuzë ndaj kosovarit

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 17:35

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit F.R., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 29 mars 2019, për shkak se mbajti të lidhur me zinxhirë, vajzën e tij 10 vjeçare.


    Sipas aktakuzës, nga gjysma e muajit mars, deri më 29 mars 2019, në fshatin Pasjak komuna e Novobërdës, i pandehuri F.R., në shtëpinë familjare, me dashje dhe me qëllim të pamundësimit të lëvizjes së lirë, ka mbajtur të lidhur vajzën e tij 10 vjeçare, me një zingjirë të shkurtë metalik, duke ia lidhur të dy këmbët, të cilën nuk e ka zgjidhur edhe përkundër kërkesave të saj, por e ka mbajtur me forcë të mbyllur brenda shtëpisë.

    I pandehuri e ka mbajtur të lidhur vajzën e tij deri atëherë kur në shtëpinë e tyre kanë shkuar një komision nga shkolla, për shkak të shqetësimit se e mitura nuk vijonte mësimin, me ç’rast të njëjtën e kanë gjetur të lidhur dhe e kanë raportuar rastin.

    Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Privim i kundërligjshëm i lirisë’’ nga neni 196 paragrafi 2 pika 2.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokurorja e rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptohet sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!