×
  • Lajme
  • Lajme

    Alban Hyseni nga Vetëvendosje jep dorëheqje nga posti i deputetit

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 13:39

    Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

    Kjo pasi të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës.

    Për dorëheqjen ai ka njoftuar në një postim në Facebook.

    “Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

    Alban Hyseni i VV-së ka fituar në balotazh ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, për të qeverisur me Gjilanin.

    Të enjten ai pritet që ta marrë zyrtarisht detyrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!