×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu nga protesta: Paqe me hajna nuk ka

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 12:40

    Derisa protesta e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon para Prokurorisë së Shtetit, atyre iu ka drejtuar deputetja Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, por prokuroria duhet të ndërrojë, duke u larguar të gjithë prokurorët që janë emëruar politikisht.


    Sipas saj, urgjentisht duhet të nis hetimi i skandaleve korruptive të kësaj qeverie dhe hetimi i pasurisë së paligjshme të politikanëve.

    “Paqe me hajni nuk ka sepse me hajna nuk ka shtet”, u shpreh ajo.

    Ndryshe, gjatë kësaj proteste është simuluar një gjyq nga aktivistët e VV-së me ç’rast u “dënuan” disa zyrtarë të lartë shtetërorë, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!