Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së 18 vjeçares, e cila dyshohet se është keqtrajtuar nga dy të rinj.


Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se dhuna e këtyre përmasave duhet të mobilizojë institucionet e policisë, prokurorisë e gjykatave, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Shkrimi i saj i plotë:

Reklamë

Dje nga mediat mësuam se një tjetër dhunim ndaj një vajze të re 18 vjeçare ka përfunduar me fatalitet.

Dhuna e këtyre përmasave është alarm që duhet të mobilizojë institucionet e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, t’i trajtojnë me prioritet e me seriozitetin maksimal rastet e dhunimit, kurse dhunuesit të vihen përballë drejtësisë.

Inkurajimit të qytetarëve për të raportuar dhunën, duhet t’i përgjigjemi me veprime konkrete, në gjetjen e dhunuesve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë.

Është e domosdoshme të veprojmë, pa vonesa, e me përkushtim maksimal.

Cenimi i lirisë, qoftë përmes ngacmimeve seksuale, shantazheve e deri te dhuna ndaj grave apo kujtdo tjetër, është e papranueshme dhe si e tillë duhet të trajtohet, pa kompromis ndaj dhunës, e me dënimin e merituar ndaj dhunuesve.

Reklamë

Ky fenomen duhet të luftohet pareshtur. Dhuna nuk mund të normalizohet, si rrjedhojë duhet të dënohet ashpër.

Ndërsa, tani Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit tjetër, Dardan Krivaqa, ndërsa personi tjetër me inicialet A.S tanim është arrestuar.

/Reporteri.net/

Reklamë