×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Aleanca bojkoton sërish seancën konstituive: Nuk bëhemi pjesë e lojës së Kurtit

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 19:09

    Avni Arifi nga Aleanca ka deklaruar se shtatë deputetët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

    Duke folur në Dukagjini, Arifi tha se Aleanca nuk dëshiron të bëhet pjesë e asaj që ai e cilësoi si “lojë” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    “Deputetët e Kosovës, 7 të Aleancës, po i thonë popullit të Kosovës, nuk ka asgjë nesër në seancë, por një lojë që do ta luajë Albin Kurti. Ne s’po dëshirojmë të marrim pjesë në atë lojë”, tha Arifi.

    Ai u shpreh kritik edhe ndaj mënyrës së interpretimit të afateve për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se, sipas qëndrimit të Aleancës, seanca është dashur të konstituohet brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

    “Së pari, në logjikën tonë, të çdo juristi që dëshiron ta flas të vërtetën, seanca është dashur të konsitituohet një muaj pas certifikimit. Sipas logjikës së Vetëvendosjes, një muaj pas hapjes së procedurës së konstituimit të Kuvendit. Që i bijke 6 gusht (deri më 7 shtator). Dhe ne nuk u pajtuar më këtë punë. Dhe kemi shkruar ditë përditë me i thënë thirre seancën. Sikur ta kishte thirr me të 6 ne do të shkonim, po ata as afatin e vet me 6 shtator (nuk e thirrën)…”, deklaroi ai.

    Gjatë se enjtes ku u zhvillua vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit me 62 vota, ndërsa procesi ngeci te zgjedhja e nënkryetarëve.

    Aleanca e kishte bojkotuar seancën e djeshme, duke argumentuar se janë shkelur afatet për konstituimin e Kuvendit. Seanca është shtyrë për të premten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!