×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ali Ahmeti pas protestës: Shqiptarët folën njëzëri, koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi

    Reporteri
    13 Dhjetor 2025 | 15:15

    Kreytari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së sotme që është mbajtur në Shkup.

    Ai ka bërë me dije se pas Tiranës dhe Prishtinës edhe Shkupi e ka dhënë provimin kombëtar, duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët.

    Ai ka shkruar në Facebook se shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë. Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi! Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër! Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK! Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria”, ka shkruar Ahmeti.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!