Në Mitrovicë po ndodhë diçka e mistershme në një klasë të Shkollës Ekonomike “Hasan Prishtina”.
Nxënësit e kësaj klase janë dërguar në pushim. Shkak për këtë është alivanosja e përditshme e vajzave të kësaj paraleleje, dukuri kjo që ka filluar javën e kaluar.
Deri tash janë 10 vajza që janë ankuar t’u ketë rënë të fikët nga disa herë, transmeton Klan Kosova.
Kjo i ka shqetësuar shumë prindërit, që nuk po e dinë shkakun e alivanosjeve. Por, sipas doktorëve, rezultatet e analizave laboratorike nuk janë alarmuese. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.