×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Italisë del me njoftim për kosovarët

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 17:16

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka dalë me një njoftim nëpër rrjete sociale për shtetasit kosovarë të cilët udhëtojnë për në shtetin Italian.

    Përmes kësaj komunikate ajo u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që të respektojnë masat e protokollet parandaluese anti-COVID19 të përditësuara me dekretin e Qeverisë së Italisë.

    Në kuadër të këtyre kufizimeve për të fluturuar drejt Italisë, kosovarët duhet të paraqesin dëshmi që janë negativ me COVID-19, si dhe paraqitjen e testit negativ jo më të vjetër se 48 orë.

    Kosovarët poashtu duhet të vetëkaratinohen për 10 ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!