×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorët e QUINT-it takojnë Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 11:56

    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, së shpejti pritet që të takojnë krerët shtetërorë të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

    As nga Presidenca, as Kryeministria e as Kuvendi nuk kanë dhënë asnjë informacion.

    Sot, komuniteti ndërkombëtar tha se me keqardhje ka pranuar vendimin se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

    “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!