×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorët e QUINT-it zbarkojnë në objektin e Presidencës së Kosovës

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 13:17

    Ambasadorët e QUINT-it, kanë arritur bashkë me kryeminstrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në objektin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku do të zhvillojnë një takim. Temë e diskutimit është mbajtja e referendumit serb, shkruan Reporteri.net.

    Komuniteti ndërkombëtar tha se me keqardhje ka pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

    “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

    Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!