×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan ia thotë në sy Haradinajt: Politika i ka fajet për korrupsionin, jo ligjet

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 18:58

    Ambasadori i SHBA-ve, Philip Konsett thotë se politika i ka fajet pse nuk po luftohet korrupsioni në Kosovë pasi po ndërhynë në punësime, e jo ligjet.


    Kosnett, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe diskutimeve për luftimin e korrupsionit, ka shkruar në Twitter se Kosova i ka ligjet e nevojshme.

    Në takimin me nivelin e lartë për sundimin e ligjit, unë dëgjova se Kosova ka ligjet dhe burimet e nevojshme që i duhet për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zbatuar drejtësinë e barabartë për të gjithë qytetarët, pa trajtim të posaçëm për ata që kanë lidhje. Por problemi nuk është ligji, problemi është politika. Amerikanët po flasin për shkak se janë të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Kosnett, raporton Reporteri.net.

    Ai më tej shtron një pyetje për liderët kosovarë.

    “A do të kthejnë liderët e Kosovës fjalët në vepra dhe të ndalojnë punësimit dhe a besojnë qytetarët e Kosovës në demokracinë e vendit aq sa të kërkojnë që të ndërmerren veprime?”.

    Ambasadori përmend edhe mungesës e grave në qeverisje, ku thotë se gjatë takimit me liderë shtetërorë vihet re mungesa e grave.

    “Kosova do të ketë sukses kur gratë të udhëheqin”, ka deklaruar Kosnett. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!