Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar të premten një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Prokurorinë Speciale për punën e saj dhe riafirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.
Nga ana e tij, Isufaj theksoi po ashtu rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet britanike, duke e cilësuar Britaninë e Madhe si një nga partnerët kryesorë institucionalë të Prokurorisë Speciale.