×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik: Zgjidhja e situatës së vështirë në veri kërkon durim

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 13:08

    Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se zgjidhja e situatës në veri të cilën ai e vlerëson të vështirë dhe të rrezikshme kërkon durim dhe mendim të qetë.

    “Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.

    Sipas tij Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike.

    Statusi i plotë:

    Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe të merret shtruar. Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë ​​për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!