×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman në Beograd: Prishtina ta heqë taksën ndaj mallrave serbe

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:10

    Gjermania mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar, thotë ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shib, i cili në të njëjtën kohë u kërkon autoriteteve të Prishtinës të heqin taksën mbi mallrat serbe dhe ato boshnjake të vendosur në nëntor të vitit të kaluar, transmeton Reporteri.net

    Shib këto komente i bëri për revistën  “Diplomacy & Comerce”, duke shtuar  se rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dyja palët dhe e zbatueshme.

    “Marrëveshja duhet të bazohet në parimet e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal”, theksoi ai 

    Ambasadori përshëndeti progresin e bërë deri tani në dialog, si liria e lëvizjes, njohja e ndërsjellë e diplomave, si dhe progresi në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, i cili sipas tij përmirësoi standardin e jetesës së serbëve dhe shqiptarëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!