×
  • Lajme
  • Lajme

    Angela Merkel me zgjidhje finale për Kosovën dhe Serbinë?

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:02

    Ditë më parë dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Beograd, ku zhvilluan takime me krerët e të dy vendeve.


    Mediat serbe  shkruajnë se përmes kësaj vizite, Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka dërguar mesazh të qartë Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me dialogun, transmeton Reporteri.net

    Merkel ka thënë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një mënyrë që i përshtatet Berlinit dhe oferta që ka bërë është e kundërta e asaj që pretendon Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkruan Telegrafi i Serbisë.

    Gazeta duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruan se Berlini i kërkon Beogradit dhe Prishtinës të mos bëjnë asgjë deri në maj ose qershor, kur përfundon cikli i zgjedhjeve në Parlamentin Europian, pas së cilës Gjermania do të inicojë një takim dhe do të ofrojë një zgjidhje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!