×
  • Lajme
  • Lajme

    Aparatura për diagnostikimin e leukemisë, jashtë funksionit prej 6 vjetësh

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 8:37

    Shkaku i neglizhencës së menaxhmentit të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka gjashtë vjet që ka mbetur jashtë funksionit aparatura për diagnostikimin e hershëm të leukemisë.


    Flow Cytometri është aparatura më e sofistikuar e QKUK-së për diagnostikimin e hershëm të leukemisë.

    Analiza e cila kryhet nga ky aparat në Maqedoni dhe në Shqipëri kushton 600-700 euro, shkruan sot Koha Ditore.QKUK-ja është institucioni i vetëm shëndetësor në Kosovë i cili e posedon këtë aparaturë.

    Ajo i është dhuruar si donacion nga organizata joqeveritare “ Ndihmë Fëmijëve me Kancer” (NFK).

    Drejtuesi i kësaj organizate, Ilir Gorani, ka deklaruar se për përdorimin e kësaj aparature janë trajnuar dy mjekë, por ende nuk ka filluar asgjë.

    Për shkak të mosfunksionalizimit të aparaturës shoqata po i dërgon analizat e fëmijëve në një spital në Austri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!