×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kuvend

    Arben Gashi dhe Bekë Berisha votuan Dimal Bashën për Kryeparlamentar

    Reporteri
    24 Gusht 2025 | 11:58

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi dhe ai i AAK-së, Bekë Berisha votuan “për” Dimal Bashën i propzuar nga VV-ja për postin e Kryetarit të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Dimal Basha ishte i propozuari i tretë për sot nga VV-ja për Kryeparlamentar.

    Gashi i LDK-së tha se Basha ia kishte kërkuar muaj më parë, dhe ai vetë ia kishte premtuar se do ta votonte.

    “Ma ka kërku votën dhe i kam premtuar që e votoj, para disa muajve, por sot nuk e prita që del, por i kam thënë që kurdo që të çesin tëvotojë. Është djalë simpatik, nuk është shumë polarizues, i ka do deklarata të forta përtej të arsyeshmes por në përgjithësi nuk e ka një të kaluar e cila e pengon,” tha Gashi i LDK-së.

    Ndërsa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se Basha s’ka asnjë detyrë qeveritare, ndaj edhe e votoi sot.

    “S’ka pas asnjë detyrë qeveritare. Smund të flas për tjerët veç për veten”, tha Berisha i AAK-së.

    Për Bashën votuan 57 deputetë, kundër kishte 25 vota, ndërsa abstenuan 24 deputetë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!