×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: VV refuzoi me votë që të debatohet për krizën energjetike, janë të padijshëm të qeverisin vendin

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 15:03

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar deputetët të cilët nuk përkrahën mocionin që në seancën e sotme të Kuvendit të përfshihet si gjendje urgjente një debat parlamentar për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

    Në një konferencë për media, shefi i Grupit Paralamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se VV-ja refuzoi me votë që të realizohet ky debat.

    “Sot Kuvendi më saktësisht LVV refuzoi me votë në kuvend që të debatohet për krizën energjetike. Ne përkrahëm PDK-në të diskutohet për energjinë elektrike. LVV i pamundësoi Kuvendit që të debatojë dhe të ofrojë zgjidhje. Përveç paaftësisë konfirmoi mungesën e vullnetit të merren me energji elektrike. Ajo çka po vërehet si problem është se nga sot KEK-u prodhon 1000 megavat energji dhe ja jep 30 euro KEDS-it, si shpërndarës ku do t’u faturohet qytetareve për megavat 222 euro. Qytetarët do ta paguajnë çmimin e energjisë më shumë se vendet tjera të Evropës. Është e patolerueshme, dhe ne do të mundohemi të mbajmë seancë dhe të propozojmë rezolutë të mos rritet çmimi i energjisë elektrike”, ka thënë ai.

    Ai shtoi se Qeveria Kurti janë të padijshëm dhe të paorganizuar për ta qeverisur vendin.

    “Kryeministri Kurti mundet me i fajësu qeveritë sepse kemi pasur më së liri energjinë sepse 6 cent sa ka qenë, dhe sot është rritur 22 cent. Po e merr me 30 euro megavatin dhe po ia shet KEDS-i qytetarit 22.4 cent. Ajo çka do të propozojmë është rezervimi i kuotave afatgjate. Është plan gjithëpërfshirës që duhet të jetë i zbatueshëm. Janë të padijshëm dhe të paorganizuar të qeverisin vendin”, tha Gashi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!