×
  • Lajme
  • Lajme / Përgjimet e fundit

    Arifi: Qeveria Kurti koordinon aktivitetet me bandat serbe e me liderët e Preshevës ndërpren kontaktet

    Reporteri
    11 Korrik 2023 | 17:14

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë për qeverinë aktuale të Kosovës që po i koordinon aktivitetet me bandat në veri të Kosovës përmes Listës Serbe teksa i ka ndërprerë kontaktet e drejtpërdrejta me liderët e Luginës së Preshevës.

    “Nga përgjimet e fundit faktizohet se Qeveria Kurti koordinon dhe sinkronizon aktivitetet me bandat në Veri të Kosovës përmes Listës Serbe edhe me personin e shpallur Non-Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Arifi në Facebook.

    “Ndërkaq, me liderët e Luginës së Preshevës, kjo qeveri ka ndërprerë kontaktin e drejtpërdrejtë duke mirëpritur konspiracione dhe ngritur komplote antidemokratike nga këshilltari i izoluar i Kuvendit Komunal në Preshevë, kështu për të shkelur mbi vullnetin politik të shqiptarëve të Komunës së Preshevës, ku edhe rrezikohet destabilizimi i Luginës së Preshevës”.

    Arifi e përmbylli shkrimim e tij që për Altarin e Lirisë nuk negociohet kurrë.

    “Të gjithë, e aq më shumë partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar boshtin e politikës strategjike të kësaj Qeverie! Nuk e kuptoj dot, si arritëm nga ‘Jo-Negociata, Vetëvendosje’ në parimin e ‘Reciprocitetit’ e deri tek negociatat me Listën Serbe për politikat që tangojnë UÇK-në në Kuvendin e Republikës”.

    “Për Altarin e Lirisë nuk negociohet sot as kurrë, as me Milanin veç për ‘2-3 Minuta’”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!