×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Arratisja e dyshimi për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi, Kurti: Ndiqni njoftimet e autoriteteve tona

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 22:15

    Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në Serbi, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos. Si i dyshuar për këtë ngjarje është i arratisuri nga burgu i Smrekornicës, Faton Hajrizi.

    “Kam marrë informacionet edhe nga mediat edhe nga organet tona të rendit e të sigurisë. Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës japin qëndrimet e qarta të shtetit tonë dhe unë ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin ato me vëmendje nga ora në orë”, tha Kurti për RTK-në, i cili mori pjesë në Seminarin e XVII mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë.

    Më herët ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast. MPJD ka apeluar te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

    Ndërkaq, gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin për rastin që ka hapur sot Artan Hajrizi në Policinë në Hannover, për humbje të dokumenteve personale, të cilat sipas autoriteteve serbe, u gjetën në vendin ku pas mesnatës u vra një polic serb dhe u plagos kolegu i tij, në Loznicë. Ai u shpall sot në kërkim si i dyshuar për vrasjen e policit.

    Artan Hajrizi ka hapur sot rast në Policinë e Hannoverit, për humbjen e dokumenteve personale: letërnjoftimin dhe pasaportën e lëshuar nga Republika e Kosovës dhe leje qëndrimin e Gjermanisë.

    Reporteri.net ka siguruar këtë dokument, ku figuron se rasti është hapur në orën 10:41, në Policinw e Hanoverit. Sipas këtij dokumenti, Hajrizi ka deklaruar se dokumentet i kanë humbur qysh të martën rreth orës 08:00-09:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!