A.Rr, zyrtar i organizatës ndërkombëtare UNHCR – Gjilan, dyshohet për përfitim të kundërligjshëm të pasurisë, ai ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke kontaktuar me persona dhe ju ka premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi, transmeton Reporteri.net
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për të dyshuarin A. Rr.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.