×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestime në sheshin “Nëna Terezë” në kryeqytet, s’dihen arsyet

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 14:12

    Policia e Kosovës, pasditen e sotme ka arrestuar disa persona në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar disa fotografi nga arrestimi. Policia e Kosovës është kontaktuar lidhur me rastin, për të dhënë informacione dhe detaje, por deri në këto momente nuk ka kthyer përgjigje.

    Nuk dihen arsyet e arrestimeve, megjithëse fotot tregojnë se arrestimet u bënë në një ‘mobishop’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!