×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 2 persona: Dyshohet se vranë dhe dogjën veteranin e UÇK-së në Skënderaj

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 10:59

    Skuadra për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, pas një hetimi intensiv dje ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë” të ndodhur me datën 8 prill 2019 në Skenderaj.

    Të arrestuarit janë H.F., 32-vjeç dhe K.I., 19-vjeç, që të dy shtetas kosovarë.

    Përveç arrestimit, hetuesit policorë në zonën e Skenderajt kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatikë AK 47 dhe 14 copë fishekë.

    Po ashtu, është sekuestruar një veturë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit në kryerjen e “veprës penale”.

    Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Viktima I.Z., 48-vjeç, ishte gjetur në mjetin e tij të cilit i ishte vënë flaka, por hetimet treguan se ai ishte vrarë pas gjetjes së 5 gëzhojave në vendin e krimit.

    Ndryshe, Reporteri.net shkruajti ditën e nesërme se personi i vrarë në Skënderaj kishte qenë dëshmitar i një vrasjeje që kishte ndodhur para disa vitesh. Viktima që pas vrasjes u dogj, kishte qenë veteran i UÇK-së dhe ishte vëlla i dëshmorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!