×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 3 persona në aeroport pasi dyshohet se falsifikuan dokumentet

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 12:16

    Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se falsifikuan dokumentet e tyre personale, shkruan Reporteri.net.

    “Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre (3) persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve  (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare”, njofton PK-ja.

    Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa 3 personat e dyshuar pas arrestimit janë derguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

    “Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare”, njofton tutje policia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!