×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Gjilan, u kapën duke transportuar mbi 15 kg marihuanë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 10:32

    Policia e Kosovës, konkretisht në fshatin Bresalc të Gjilanit, ka arrestuar dy persona për përdorim të substancave narkotike.

    Siç njofton përmes raportit 24 orësh, transmeton Gazeta Online Reporteri, ata dyshohet se janë kapur duke transportuar lëndë narkotike.

    Policia ka sekuestruar 15 kg e 324,4 gr. substancë e dyshuar narkotike te llojit marihuanë, dy vetura, një telefon dhe 170 €.

    “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!