×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e policisë

    Arrestohen dy të dyshuarit që kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në një fshat të Prizrenit, konfiskohet një pushkë gjuetie

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 8:58

    Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubiqevë të Prizrenit pasi dyshohen se kanë kanosur dy pjesëtarë të KFOR-it.

    Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Policia ka arritur që t’i arrestojë pas një pune hetimore. Që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej personave të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie.

    “Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.02.2024 – 09:00. Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime”, njofton Policia e Kosovës.

    Detaje për këtë rast për gazetën online Reporteri.net kanë dhënë nga Policia e Prizrenit edhe gjatë natës së mbrëmshme.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se bëhet fjalë për pjesëtarë të KFOR-it italian. Të njëjtit kanë deklaruar para policisë se janë kanosur me vrasje.

    “Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiçevë dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë “se do të shkojë në shtëpi të marr kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”, tha Bytyqi mbrëmë. /Reporteri.net.

    Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, arrestohet një i dyshuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!