×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 23-vjeçari në Gjilan, duke kërcënuar me thikë grabiti para nëpër markete

    Reporteri
    21 Janar 2022 | 22:31

    Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për dy grabitje në markete, duke kërcënuar me thikë.

    Sipas komunikatës për medie, më datë 14 janar 2022 në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan konkretisht në një market ka  ndodhur një “Grabitje” , ku raportohej se gjatë kohës sa ka qenë duke punuar viktima F.K.SH, ka hyrë një i dyshimtë dhe nën kërcenim me ( thikë )  ka grabitur arkën – para në vlerë afërsisht 150 euro.

    Gjithashtu me datë 20 janar 2022 po në Gjilan,  është raportuar se po në një market një person i maskuar me maskë e kapelë ne kokë nën kërcënimin e thikës, nga kasa kishte arritur t’i grabitë rreth 600 euro dhe ishte larguar në  drejtim të pa njohur.

    “Policia Rajonale e Gjilanit, përkatësisht njësitet e hetimeve pas veprimeve intensive hetimore, grumbullimit të provave dhe dëshmive materiale në afat shumë të shkurtër kanë arritur të identifikohej të dyshuarin e lartëshënuar G. A. (1999) me  dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitje”, thuhet në komunikatë.

    Më pas, siç thuhet në komunikatë policia ka realizuar një bastisje tek shtëpia e të njëjtit, ku janë siguruar dëshmi në cilësinë e provave materiale mjeti-arma e ftohtë (thika), si dhe paratë  (gjithsej në total 405 euro) që dyshohet se i njëjti i kishte grabitur në rastin e dytë.

    “I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan në është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!