Policia e Kosovës ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet G.O, i cili dyshohet për vjedhje të rënda.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur edhe nga njësitë e stacionit policor në Vushtrri.
“Sot njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur edhe nga njësite të stacionit policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar. Personi i dyshuar G. O, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda)”, thuhet në komunikatë.
Tutje, thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
“Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.