×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet djali i Hashim Rexhepit, dyshohet për ‘’Skema piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 21:21

    Granit Rexhepi po dyshohet se nuk respektoi vendimin e autoriteteve për mbyllje të biznesit.


    Një lokal të lojërave të fatit e kishte mbyllur Administrata Tatimore në Gjilan. Por kjo nuk i kishte pëlqyer përgjegjësve të marketingut të Eco Bet.

    Siç mëson T7 Granit Rexhepi që është djali i ish-guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepit, i kishte hequr dhe dëmtuar vulat zyrtare të AKT-së. Rexhepi këtë veprim e kishte bërë bashkë më një koleg të tij me inicialet B.H.

    Rastin e kanë konfirmuar Prokuroria e Gjilanit, me anë të një përgjigje me shkrim.

    “Dyshohet se të pandehurit G.R. dhe B.H., si përgjegjës të marketingut ‘’Eco Bet’’, me qëllim dhe me dashje i kanë shtytë punëtorët e tyre – të dyshuarit F.B. dhe I.G., që të zbatojnë urdhërat e kundërligjshme të tyre, që të hynin në dy bastore në Gjilan dhe të zhvillonin veprimtarinë e lojërave të ndaluara të fatit, edhe përkundër faktit që kishte ndalesë nga Administrata Tatimore e Kosovës.”

    Sipas Prokurorisë, bastorja për të cilën punonte Granit Rexhepi nuk kishte licencë për të vepruar në Gjilan.

    E për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimit e masës së paraburgimit prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore në Gjilan.

    “I dyshuari G.R., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ të KPRK-së, pasi që i njëjti në kohë të pacaktuar e deri më 1 mars 2019, në dy bastore ‘’Eco Bet’’, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka marrë pjesë dhe ka ndihmuar në organizimin e lojërave të fatit, për të cilat nuk kishte licencë”.

    Këtë kërkesë e ka aprovuar gjykata dhe të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Ndërkohë për këtë rast i dyshuar është edhe një person tjetër, por që i cili sipas prokurorisë gjendet në arrati. /T7-Express/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!