Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha raportohet se është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.
Është “Betimi për Drejtësi”, që raporton se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt.
Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.
Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia Rajonale e Mitrovicës dhe spitali i Mitrovicës për rastin në fjalë, por nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij shkrimi.