Policia e Kosovës ka arrestuar sot Metin Islami, 38-vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Ai akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, dhe është i dënuar me 14 vjet burgim me ç ‘rast ishte arratisur nga burgu dhe tashmë ka për t’i vuajtur edhe rreth 7 vjet burg”, ka thënë Ibraj për Reporteri.net.
Islami që është i njohur me nofkën “Komandant Talibani”, ishte arrestuar më 12 mars 2019 nga njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), por duke pasur një rast ‘mundësim i ikjes për persona të arratisur’ ishte ndaluar nga Gjykata Themelore e Pejës, dega në Istog.
Sot pasi kishin përfunduar procedurat nga Gjykata Themelore e Pejës, Dega në Istog dhe i njëjti ishte lënë i lirë, ai është arrestuar nga hetuesit policorë të rajonit te Pejës dhe është në mbajtje për 48 në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e ekstradimit.
Metin Islami brenda afatit 48 orësh do të paraqitet para Gjykatës Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.