×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 36-vjeçar në Ferizaj

    Reporteri
    04 Janar 2022 | 12:45

    Është arrestuar një person në Ferizaj pasi iu është gjetur një pistoletë, dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike.

    Siç njofton Policia, i dyshuari me inicialet E.D., është ndaluar për kontroll të martën në ora 03:10, dhe pas shqiptimit të gjobës për mosrespektim të orarit për lëvizje, është kontrolluar, me ç’rast i janë gjetur armët.

    Ndaj të dyshuarit 36-vjeçar është iniciuar rasti penal ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!