Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Rasti është evidentuar më 30 shtator, rreth orës 15:00, dhe sipas Policisë së Kosovës, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.

Kjo vepër penale i referohet krijimit të një bashkësie jashtëmartesore me një person që nuk i ka mbushur 16 vjet.

Reklamë

Policia ka bërë të ditur se viktima, pas intervistimit, është kthyer te familja e saj.

Ndërkaq, i dyshuari mashkull kosovar është liruar në procedurë të rregullt, pas konsultimit me prokurorin.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.